Yearly Archives: 2026

Situata me Ethet Hemorragjike (EHKK) në Malishevë mbetet e qetë dhe nën kontroll të plotë

Situata me EHKK në Malishevë mbetet e qetë dhe nën kontroll të plotë. Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime Kongo (EHKK) ka mbajtur sot takimin e radhës, në të cilin është vlerësuar gjendja endemike në komunë. Sipas vlerësimeve të paraqitura, situata mbetet e qetë dhe nën …

Më shumë...

Njoftim për Fazën e Parë të Dezinsektimit Hapësinor

Njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt se më datë 12.06.2026, duke filluar nga ora 20:00, fillon faza e katërt e projektit “Dezinsektimi hapësinor (eliminimi i insekteve, mushkonjave dhe mizave) në territorin e Komunës së Ferizajt”. Më 12.06.2026, nga ora 20:00 Dezinsektimi hapësinor do të realizohet në të gjithë qytetin, duke …

Më shumë...

Prishtina ndizet për Botërorin 2026!

Nga 11 qershori deri më 19 korrik, Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë shëndrrohet në pikëtakimin e mijëra tifozëve për të përjetuar emocionet e Kampionatit Botëror 2026. Çdo ndeshje transmetohet live në ekran gjigant, në një atmosferë unike me aktivitete, argëtim dhe hapësira të dedikuara për familje, miq dhe dashamirë të …

Më shumë...

Kryetari Latifi pë Lidhjen e Prizrenit: LIDHJA që bashkoi shqiptarët!

148 vjet më parë, lindi Lidhja Shqiptare e Prizrenit, organizim politik dhe ushtarak me karakter kombëtar. Më 10 qershor 1878, u mbajt kuvendi themelues që i dha emër Lidhjes Shqiptare, lidhje që iu dha grusht armiqve dhe luajti rol historik në rrugëtimin e kombit shqiptar. Lidhja e Prizrenit mbetet simbol …

Më shumë...

FC Drenica Futsall për herë të parë kampione e Superligës

FC Drenica ka shënuar fitore ndaj FC Prishtinës 01 edhe në ndeshjen e dytë finale, kësaj radhe me rezultat 7-4, duke e siguruar titullin e kampionit. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 4-1 për Drenicën, që ishte dominuese dhe e saktë në përfundimin e aksioneve. Drenica e feston titullin …

Më shumë...

Përkujtohet dëshmori Rashit Mustafa – “Komandant Karadaku”

Në përvjetorin e 27-të të rënies së dëshmorit të kombit, kolonel Rashit Mustafa, i njohur në luftë si “Komandant Karadaku”, janë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tij. Fillimisht, sot në orët e paradites, janë bërë homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Viti, ku këtyre homazheve u …

Më shumë...

Më 10 qershor të vitit 1999 Sekretari i përgjithshëm i NATO-së Havier Solana, kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit kundër Serbisë

Javier Solana

Më 10 qershor të vitit 1999 Sekretari i përgjithshëm i NATO-së Havier Solana, kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit kundër Serbisë dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas të cilës në Kosovë u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete. Misioni ishte i ndarë në …

Më shumë...

PDK nis analizën paszgjedhore, Bedri Hamza paralajmëron zgjedhje të brendshme nga shtatori

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është diskutuar rezultati i zgjedhjeve të fundit parlamentare, sfidat me të cilat është përballur partia dhe hapat e ardhshëm politikë e organizativë. Në vlerësimin e saj, Kryesia e PDK-së theksoi se pjesëmarrja dukshëm më e ulët në zgjedhje, …

Më shumë...

Ardian Gjini: PDK dhe LDK duhet të marrin përgjegjësinë, përndryshe Kosova rrezikon të paguajë çmimin e polarizimit politik

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, u ka bërë thirrje Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që të bashkohen për formimin e një qeverie opozitare, duke argumentuar se vendi po përballet me rreziqe serioze në planin ndërkombëtar dhe ekonomik. Gjini shprehu shqetësimin e tij …

Më shumë...

Mazllum Baraliu: Qytetarët e ndëshkuan Vetëvendosjen për qasjen makiaveliste dhe mungesën e aftësisë politike

Profesori Mazllum Baraliu ka vlerësuar se rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit përfaqëson një mesazh ndëshkues nga qytetarët ndaj partisë në pushtet. Sipas tij, një pjesë e elektoratit ka krijuar bindjen se VV-ja ka tejkaluar kufijtë e veprimit politik racional, duke synuar maksimalizimin e …

Më shumë...

Përparim Gruda konsolidon pozitën si i dyti më i votuar në PDK, Hamza vazhdon të prijë

Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon, ndërsa rezultatet e deritanishme tregojnë se Bedri Hamza mbetet kandidati më i votuar në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës . Sipas të dhënave të publikuara pasi janë numëruar mbi 40 për qind e votave për kandidatë, Hamza ka …

Më shumë...

KQZ: Nëntë komuna përfundojnë numërimin, nis vlerësimi i mbi 85 mijë pakove të diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri të martën në orën 16:00, nëntë Qendra Komunale të Numërimit kanë përfunduar numërimin e votave për kandidatët për deputetë dhe verifikimin e rezultateve të subjekteve politike. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, procesi është përmbyllur në Junik, Shtërpcë, Han të …

Më shumë...

Protesta për zonat e mbrojtura hyn në ditën e 10-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, duke shënuar ditën e dhjetë të protestës kundër ndërhyrjeve në zonat e mbrojtura dhe projektit të planifikuar në Pishë Poro–Sazan. Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë, duke brohoritur thirrje si “Shqipëria është e shqiptarëve” dhe …

Më shumë...

Përfundon numërimi në Junik, Ardian Gjini del kandidati më i votuar

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë në komunën e Junikut, ndërsa rezultatet tregojnë se kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, është kandidati më i votuar në këtë komunë. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve , Gjini ka siguruar …

Më shumë...

Jonathan Hargreaves: Pas certifikimit të zgjedhjeve, partitë duhet të krijojnë institucionet

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë thirrje që partitë politike të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të formojnë institucionet e vendit menjëherë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore. Gjatë një vizite në Qendrën e Numërimit të Votave në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Hargreaves u shpreh …

Më shumë...

Bashkim Jashari pret Gjeneralin Muckey, riafirmohet partneriteti strategjik ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Zëvendës Adjutantin dhe udhëheqësin e Gardës Ajrore të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneral Brigade Mark A. Muckey, së bashku me stafin e tij, në kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy institucioneve. Me këtë …

Më shumë...