created by Polish

Përfundon numërimi në Junik, Ardian Gjini del kandidati më i votuar

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë në komunën e Junikut, ndërsa rezultatet tregojnë se kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, është kandidati më i votuar në këtë komunë. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve , Gjini ka siguruar 467 vota, duke lënë pas liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka marrë 341 vota. Në vendin e tretë renditet presidentja Vjosa Osmani, me 324 vota, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka marrë 81 vota në Junik. Rezultatet pasqyrojnë mbështetjen e votuesve të kësaj komune për kandidatët në garën për përfaqësim në Kuvendin e Kosovës, ndërsa procesi i numërimit po vazhdon edhe në komunat e tjera të vendit deri në përmbylljen e plotë të rezultateve dhe certifikimin e tyre nga KQZ-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: PDK-ja hyn në zgjedhje të brendshme, kthimi i Thaçit dhe Veselit do të sillte

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partinë e …