Fillimi / Institucionet / PAKO USHQIMORE DHE HIGJIENIKE PËR FAMILJET NË NEVOJË

PAKO USHQIMORE DHE HIGJIENIKE PËR FAMILJET NË NEVOJË

Komuna e Junikut ka pranuar pako ushqimore dhe higjienike nga RTV Dardania, si ndihmë emergjente për menaxhim të situatës në përballje me Virusin Covid-19. Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi, mirëpriti donacionin në kohë pandemie për të cilën mbështetje falënderoj donatorin Sedat Fejzi, pronar i Rtv Dardania në Zvicër. Ndarja e të gjitha ndihmave në Komunës e Junikut realizohet nga Qendra për Punë Sociale, derë më derë apo duke respektuar distancën sociale si masë për të evituar turmat dhe ruajtur shëndetin publik. Komuna e Junikut falënderon të gjithë donatorët që në këtë kohë Pandemie solidarizohen me qytetarët e Komunës së Junikut.

Kontrolloni gjithashtu

NËNSHKRIMI I PROJEKTIT „SHTËPIA BJESHKATARE“- FAZA E II-të

Komuna e Junikut është përfituese e donacionit nga Ministria e Zhvillimit Rajonal për vazhdimin e ...