leoni

Pal Lekaj

Pal Lekaj: Kuvendi nuk është njoftuar për dorëheqjen e komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka bërë të ditur se Kuvendi nuk është njoftuar për dorëheqjen e komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama. Krejt procesi ka qenë i ngutshëm ashtu sikur edhe fakti se ai është shkarkuar  nga Vjosa Osmani dhe nuk ka dhënë dorëheqje sikur thuhet zyrtarisht. Në këtë proces janë bërë shkelje, andaj duhet  kërkuar debat në Kuvend e sqarime nga Presidenca e Qeveria. Ne lusim Qeverinë Kurti që të mos marrin vendime të tilla, edhe pse ky vendim është marrë nga kryetarja Osmani, por paraprakisht  duhet  të debatohet dhe të jemi të informuar. Mendoj që nuk ka qenë kaq e ngutshme që të bëhet ky veprim. Me siguri se ka pasur  edhe shkelje, andaj në ditët në vijim do të informohemi për procedurat që janë marrë dhe do të debatojmë edhe në Kuvend”, tha Pal Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj akuzon tre ministra të Qeverisë Kurti për korrupsion

Kryetari i Partisë Sociale Demokrate, Dardan Molliqaj, ka akuzuar tre ministra  të Qeverisë Kurti, për …