leoni

Matthew Palmer: Qëllimi përfundimtar i Amerikës mbetet që të arrijnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Palmer: Bisedimet duhet të çojnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë  se është i bindur se mund të arrihet një marrëveshje midis Prishtinës dhe Beogradit. Ai ka deklaruar se vendi i tij do ta përkrah Qeverinë e Kosovës që është e përkushtuar në dialog, dhe se Rusia dëshiron një rajon të bazuar në trazira dhe mosbesim. Sipas zyrtarit amerikan bisedimet mes dyja vendeve duhet të jenë më serioze dhe të çojnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit. Palmeri ka thënë se është e rëndësishme për të gjithë rajonin që të zgjidhet çështja Kosovë-Serbi, por gjithashtu ka theksuar se nuk beson se mosmarrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë mund të ndikojnë në rrugën evropiane të vendeve të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …