UÇK-ja në asnjë rast dhe në asnjë moment nuk ka qenë strukturë kriminale dhe asnjë krim nuk e ka bërë. Ka qenë një lëvizje çlirimtare që i ka bërë do t’i bëjë nder kombit shqiptare. Në fund fare ky gjyq do ta zbulojë të vërtetën”, ka thënë Majko. Ish kryeministri i Shqipërisë gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe gjenocidit serb, Pandeli Majko, aktualisht ministër i Diasporës, në emisionin “Debat” të RTK-së e ka nisur deklaratën e tij duke iu drejtuar familjarëve të drejtuesve të UÇK-së që aktualisht po gjykohen në Hagë dhe veteranëve të UÇK-së se kjo forcë ushtarake çlirimtare nuk ka qenë strukturë kriminale dhe asnjë krim nuk e ka kryer. “UÇK-ja në asnjë rast dhe në asnjë moment nuk ka qenë strukturë kriminale dhe asnjë krim nuk e ka bërë. Ka qenë një lëvizje çlirimtare që i ka bërë do t’i bëjë nder kombit shqiptarë. Në fund fare ky gjyq do ta zbulojë të vërtetën”, ka thënë Majko.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
