Pal Lekaj

Vetëvendosja në Kuvend përmend vetëm emrin e Rexhep Selimit të akuzuar nga Haga, ndërsa Pal Lekaj i AAK-s- i përmend të gjithë

Sot në seancën e Kuvendit të Kosovës  fillimisht folën deputetët e Vetëvendosjes në lidhje me aktakuzat dhe veprimet e Speciales. Deputetët e kësaj partie përmenden përballjen e Rexhep Selimit në këtë gjykatë, mirëpo nuk përmenden emrat e komandantëve të tjerë që po përballen me drejtësinë, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të tjerët. E këtë ua rikujtoi deputeti i AAK-së, Pal Lekaj. “Për dallim nga këta unë po i përmendi të gjithë luftëtarët e lirisë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati e komandant Cali”, tha Lekaj. “Kushdo që mundohet të paragjykojë se çka ndodhi në atë kohë: Kam vetëm një pyetje, se si duhet të silleshim ne? A duhet të ngriheshim krye të mbronim pragun e shtëpisë. A duhet tluftonim apo të prisnim që Beogradi me makinerinë ushtarake të na çonte në humnerë. Le të dalë kushdo qoftë, me çfarëdo nacionaliteti e të na tregojë se si duhet të vepronim”, ka pyetur deputeti Pal Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …