Pandemia e koronavirusit është kthyer në minierë ari për industrinë farmaceutike

Pandemia e koronavirusit është kthyer në minierë ari për industrinë farmaceutike

“Mania për vaksinim” është kthyer në “kremastar të lobit të farmaceutikës” shkruan një person në twitter. Kurse kreu i Shoqatës Botërore të Mjekëve, Frank-Ulrich Montgomery, kritikon në një intervistë me SWR “fitimet e pandershme të prodhuesve të vaksinës”. Po, fitimet e BioNTech dhe Pfizer janë rritur jashtëzakonisht shumë dy vitet e fundit. Xhiroja e fitimit të firmës farmaceutike nga Mainzi u rrit nga një gjysmë miliardë euro në vitin 2020 në 17 miliardë euro në vitin 2021. Vlera e aksioneve të BioNTech u rrit nga 11 euro në tetor 2019 në 153 euro (gjendje e datës 04.02.2022). Kurse koncerni Pfizer e ka rritur bilancin e fitimit në vitin 2021 krahasuar me një vit më parë me 95%. Xhiroja arrinte shifrën e 81 miliardë dollarëve, prej tyre, sipas prognozës vetëm 36 miliardë dollarë lidheshin me vaksinën kundër COVID-19, Corminaty, të cilin ky koncern e zhvilloi së bashku me BioNTech. Nën hijen e këtyre dy koncerneve, edhe koncerni zviceran, Roche si prodhues i testeve PCR dhe atyre të antigjenit ka përfituar po ashtu shumë nga pandemia. Xhiroja e këtij koncerni u rrit në vitin 2021 me 9%, fitimi kapi 59 miliardë dollarë, shkruan DW.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …