Papa Françesku

Papa Françesku bëri thirrje për ndërprerje urgjente të zjarrit në Siri

Papa Françesku sot bëri thirrje për “ndërprerje urgjente të zjarrit” në Siri, e cila duhet të zgjasë së paku derisa të evakuohen banorët, e veçanërisht fëmijët, të cilët pësojnë nga bombardimet. “Nuk është në rregull të shtyhet. Me këtë ndjenjë e përsëris thirrjen time. I lutem personave përgjegjës me të gjitha forcat të sigurojnë ndërprerje urgjente të zjarrit, ta miratojnë dhe ajo të respektohet, së paku derisa të evakuohen civilët, para se gjithash fëmijët, të cilët ende janë të ngujuar për shkak të bombardimeve të përgjakshme”, theksoi Papa. Para mijëra besimtarësh, të cilët u grumbulluan në Sheshin “Shën Pjetri” në Romë, papa e theksoi ndjenjën e tij të “afërsisë me të gjitha viktimat e konfliktit johuman në Siri”.  Gjatë bombardimeve të vazhdueshme të disa pjesëve të qytetit Halep, që është nën kontrollin e kryengritësve, vetëm dje jetën e kanë humbur 25 civilë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …