Fillimi / Lajmet / Para nisjes në Bruksel kryeministri Hoti takon përfaqësuesit e institucioneve për çështjen e të zhdukurve
Para nisjes në Bruksel kryeministri Hoti takon përfaqësuesit e institucioneve për çështjen e të zhdukurve

Para nisjes në Bruksel kryeministri Hoti takon përfaqësuesit e institucioneve për çështjen e të zhdukurve

Në vigjilje të takimit të së enjtes në Bruksel, që do të mbahet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takoi sot përfaqësuesit e institucioneve për çështjen e të zhdukurve. Siç njofton kumtesa, në këtë takim, të pranishëm ishin kryesuesi i delegacionit të Kosovës në Grupin punues për çështjen e zhdukurve, Ibrahim Makolli, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, shefi i Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë, Agim Gashi dhe përfaqësuesi i Këshillit koordinues të asociacioneve të familjarëve të të pagjeturve, Ahmet Grajqevci. Përfaqësuesit e këtyre institucioneve e njoftuan kryeministrin Hoti për zhvillimet e deritanishme në procesin e gjatë e të vështirë të të pagjeturve, për sfidat aktuale në këtë proces dhe për synimet e mëtejme në përshpejtim dhe përfundim të procesit. 

Kontrolloni gjithashtu

Veliu: Të gjithë policët të kompensohen dhe stimulohen për punën dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe

Veliu: Të gjithë policët të kompensohen dhe stimulohen për punën dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu ka theksuar përkrahjen e fuqishme ...