Ministrja e Integrimit Dhurata Hoxha, mirëpriti publikimin e strategjisë së BE-së pavarësisht derës së mbyllur

Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për strategjinë e re të zgjerimit të Bashkimit Evropian

Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për strategjinë e re të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Kjo rezolutë është përpiluar nga deputeti kroat, Tonino Pikulla. Në këtë rezolutë propozohen ndryshime dramatike në qasjen e BE-së ndaj zgjerimit. Propozohet heqja dorë nga votimi me konsensus dhe marrja e vendimeve me shumicë të kualifikuar. Në këtë drejtim vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, përmendet si kusht për vazhdimin e negociatave të Serbisë për anëtarësim në bllokun evropian. Në të po ashtu kërkohet që viti 2030 të jetë afat i fundit për përmbyllje të negociatave për anëtarësim dhe përmendet që procesi i zgjerimit nuk ka alternativë. Bashkësia politike evropiane si ndihmesë për procesin e zgjerimit. Mes tjerash në rezolutë përmendet që kredibiliteti i procesit të zgjerimit, dhe i gjithë BE-së, është dëmtuar me raste pasi disa vende anëtare kanë shfrytëzuar interesat e tyre nacionale për të bllokuar procesin e zgjerimit. Kjo gjë, sipas raportit, “ka krijuar hapësirë për shtrirjen e ndikimit të Rusisë, Kinës dhe faktorëve tjerë të dëmshëm në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …