Partia Demokratike e Kosovës për gjykimin në Hagë: Liderët e UÇK meritojnë vendim të drejtë dhe të paanshëm

Partia Demokratike e Kosovës, ka kërkuar që procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë të përmbyllet me një vendim të drejtë, të paanshëm dhe të bazuar vetëm në fakte dhe prova të besueshme. Ky qëndrim u bë i ditur pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së, ku u diskutua për zhvillimet politike dhe ekonomike në vend, si dhe për ecurinë e procesit gjyqësor, i cili tashmë ndodhet në fazën finale. Në deklaratën e saj, PDK thekson se vendimi duhet të jetë larg çdo ndikimi politik apo perceptimi të njëanshëm, duke riafirmuar bindjen në pafajësinë e liderëve të UÇK-së dhe në pastërtinë e luftës çlirimtare. Përveç kësaj, në mbledhje është diskutuar edhe për gjendjen ekonomike në Kosova, për të cilën PDK vlerëson se është përkeqësuar ndjeshëm. Sipas partisë, qytetarët po përballen me rritje të papërballueshme të kostos së jetesës, ndaj kërkohen masa urgjente, konkrete dhe efektive për të lehtësuar barrën financiare.

Kontrolloni gjithashtu

BE-ja dhe senatori amerikan dënojnë dhunën gjatë zgjedhjeve në Serbi

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të thellë për incidentet e dhunshme të raportuara në disa …