Brickos

Partia e Drejtësisë

Partia e Drejtësisë zgjodhi kryetarin e ri, Sylejman Çerkezi dhe strukturat e reja

Partia e Drejtësisë, më 28 shtator 2016, mbajti Kuvendin e Jashtëzakonshëm, në të cilin morën pjesë 112 delegatë, të cilët në mënyrë unanime votuan për shkarkimin e kryetarit të deritanishëm, Ferid Agani. Po ashtu, me 110 vota pro dhe dy kundër Kryetar i ri u zgjodh, Sylejman Çerkezi, ndërsa u zgjodhën edhe organet tjera të partisë: kryesia, Këshilli Drejtues, nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm. Kundër kandidat i Çerkezit ishte Avni Tafili, i cili në momentet e fundit u tërhoq nga gara. Në Kuvend morën pjesë përfaqësuesit e 21 nga 24 degë sa ka gjithsej partia, ndërsa ishin të pranishëm 16 kryetarë të degëve. Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Partisë së Drejtësisë u monitorua edhe nga përfaqësues të Komisionit Qendror Zgjedhor, si dhe nga  mediet. Kryetari i sapo zgjedhur z. Sylejman Çerkezi deklaroi me këtë rast e prioritet i PD-së është unifikimi i spektrit politik të programeve konservatore në Kosovë,  si dhe artikulimi më përmbajtësor i programit të Partisë së Drejtësisë. Tanimë ish kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani ka deklaruar se nuk e njeh përbërjen e re të Partisë së Drejtësisë, sepse sipas tij Kuvendi është mbajtur në kundërshtim me statutin e PD-së.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …