Një degë e Partisë së Drejtësisë ka reaguar pas shpërthimit në Prishtinë duke bërë përgjegjës Shpend Ahmetin për lejimin e përdorimit të hapësirave publike për organizime private. Kjo parti s’e ka thënë asnjë fjalë për sulmuesin e mbrëmshëm në festivalin e birrës. Organizime të tilla duhet të bëhen në ambiente të mbyllura pasi sjellin degjenerim të të rinjve. Dega e dytë e Partisë së Drejtësisë në Prishtinë, shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë me rastin e lejimit të organizimit të BeerFest në sheshin ‘Zahir Pajaziti’. Komuna e Prishtinës nuk duhet të lejojë që hapësira publike të uzurpohet e të dhunohet, dhe se organizime tē tilla duhet të jenë të mbyllura dhe jopublike”. Festivali i Birrës nuk promovon kurrfarë vlerash edukative as kulturore sa për ta uzurpuar sheshin e Prishtinës, e t’i privojë qytetarët nga mundësia e shfrytëzimit të sheshit për disa net. Ky skandal me të miturit është i përvitshëm dhe për këtë duhet të jep llogari kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti”.
Kontrolloni gjithashtu
Sllavko Simiq zbulon bisedat dhe marrëveshjet e Mimoza Kusarit me Millan Radojçiqin në vitin 2022
Ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka sjellë në qendër të vëmendjes rikthimin e diskutimeve …