Partitë politike janë në prag të finalizimit të marrëveshjes për ndarjen e ministrive të qeverisë “Haradinaj”. Aleanca Kosovare e Re përfundimisht të enjten (nesër) do ta braktisë koalicionin me LDK-në dhe do ta votojë kandidatin e koalicionit PAN për kryeparlamentar, Kadri Veseli, shkruan sot Gazeta “Zëri”. Për një veprim të tillë Partia e Behxhet Pacollit pritet t’i fitojë së paku dy ministri të rëndësishme në qeverinë “Haradinaj”, e cila do të votohet menjëherë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Burimet e kësaj gazete bëjnë të ditur se AKR-ja do të udhëheqë me diplomacinë kosovare, ku në këtë post do të shkojë lideri i partisë, dhe me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Partisë më të madhe në koalicionin PAN (PDK-së), përpos postit të kryeparlamentarit, në Qeverinë e re do t’i takojë posti i zëvendëskryeministrit, Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e FSK-së, Ministria e Drejtësisë e Ministria e Integrimeve Evropiane. Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor, i takon posti i kryeministrit, përderisa sipas diskutimeve me partnerët pritet t’i takojë edhe Ministria e Infrastrukturës, ajo e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …