Me 83 vota pro, 10 kundër, 10 abstenime, Kuvendi i Shqipërisë miratoi kërkesën për ngritjen e Komisionit lidhur me raportin e Dik Martit

Pas djegies së mandateve nga deputetët e PD-së dhe LSI-së në Kuvendin e Shqipërisë, po formohet një opozitë e re

Pas djegies së mandateve nga deputetët e PD-së dhe LSI-së në Kuvend po formohet një opozitë e re, pasi një pjesë e emrave nga listat e këtyre partive kanë dalë kundër vendimeve të grupeve parlamentare duke pranuar mandatin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në Shqipëri  ditën e hënë zyrtarisht do u japë mandatin edhe gjashtë kandidatëve nga listat vijuese të PD-së dhe LSI-së. Kandidatët që kanë pranuar që të marrin mandatin janë tre nga lista e PD-së dhe tre nga lista e LSI-së duke e çuar në 10 numrin e deputetëve në Kuvend nga listat e opozitës së re. Asaj  i shtohen edhe: Lefter Maliqi, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halili, Edlira Hyseni, Ediola Braha dhe Elda Hoti. Javën e kaluar mandatin e pranuan edhe katër emrat nga listat e LSI-së; Ylli Shehu, Enver Roshi, Edmond Rrushaj dhe Aurora Mara.

Pas djegies së mandateve nga deputetët e PD-së dhe LSI-së në Kuvend po formohet një opozitë e re, pasi një pjesë e emrave nga listat e këtyre partive kanë dalë kundër vendimeve të grupeve parlamentare duke pranuar mandatin.

Kandidatët që do të marrin mandatin;

Lefter Maliqi-qarku Berat në vendin e Astrit Veliajt nga PD-ja.

Ligoraq Karamelo-qarku Korçë në vendin e Klevis Balliut nga PD-ja.

Majlinda Halili-qarku Tiranë në vendin e Gent Strazimirit nga PD-ja.

Edlira Hyseni-qarku Durrës në vendin e Nora Malajt nga LSI-ja.

Ediola Braha-qarku Lezhë në vendin e Viktor Tushajt nga LSI-ja.

Elda Hoti-qarku Gjirokastër në vendin e Vangjel Tavos nga LSI-ja.

Ndërkohë që në mbledhjen e ditës së hënë do të regjistrohen edhe katër parti të reja në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Mes partive që kanë dorëzuar dokumentacionin për t’u regjistruar në zgjedhje është edhe Partia Kombëtare Konservatore Albania e drejtuar nga Kujtim Gjuzi, i cili gjithashtu ka deklaruar se do të pranojë mandatin e deputetit nga listat e PD-së. Partitë e tjera që do të regjistrohen janë; Partia Uniteti Kombetar, Partia Socialiste e Moderuar,  Partia Emigracioni Shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …