Pas një hetimi preliminar arrestohet një i dyshuar dhe konfiskohet një armë

Pas një hetimi preliminar arrestohet një i dyshuar dhe konfiskohet një armë

Me datën 09.10.2023, pas një hetimi preliminar që është zhvilluar nga Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, në bashkëpunim edhe me Sektorin Rajonal të Hetimeve, lidhur me informatën e pranuar se i dyshuar A. A., shtetas i Republikës së Kosovës kishte armë në pronësi të pa autorizuar, është kryer kontroll në vendbanimin e të tij në fshatin Brestovc-Rahovec. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK47 me dy karikatorë dhe 26 copë fishekë.

Pas intervisimit dhe përfundimit të procedurave tjera hetimore, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore) është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Rahovec, 9 tetor 2023 

 

Kontrolloni gjithashtu

Nora Cimili Gagica: NPL „Gjelbër” viziton Qendrën e Kompostimit në Cërrik për të mësuar praktikat më të mira të menaxhimit të mbetjeve organike

Nora Cimili Gagica, Kryeshefe Ekzekutive e NPL „Gjelbër” sh.a, së bashku me ekipin e GIZ …