Pas Rozeta Hajdarit intervistohet edhe ish Sekretari, Irfan Lipovica

Ish-sekretari në Ministrinë e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Irfan Lipovica është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale për çështjen e rezervave shtetërore.

Lipovica ka nisur intervistimin menjëherë më të dalë Rozeta Hajdari, deputete e Vetëvendosjes që shërbeu si Ministre e Industrisë dhe Tregtisë.

Lipovica është nën hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dhënien e ndihmës në keqpërdorimin e detyrës zyrtare, bashkë me afristin, Ridvan Muharremi dhe ministren në detyrë dhe deputete, Rozeta Hajdari.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …