Pas rreth një muaji shtyrje për shkak të pandemisë me virusin korona sot në Kosovë fillon viti i ri shkollor

Pas rreth një muaji shtyrje për shkak të pandemisë me virusin korona sot në Kosovë fillon viti i ri shkollor

Pas dy shtyrjeve për shkak të pandemisë me koronavirus, sot në Kosovë fillon viti i ri shkollor. Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se janë bërë përgatitjet e duhura për të filluar vitin e ri shkollor dhe se mbi 90% e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që punon në shkolla janë vaksinuar. MASHTI ka hartuar udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushte të pandemisë COVID-19, i cili parasheh 4 skenarë për zhvillimin e procesit mësimor, varësisht nga situata epidemiologjike dhe kushtet specifike në shkolla. Megjithëse skenari më i preferuar është ai për rikthim në shkolla me prani fizike, në rast se në ndonjë shkollë situata epidemiogjike është më e rënduar, task-forcat në nivel komune mund të marrin vendim për të kaluar në ndonjë nga skenarët tjerë. Përveç mësimit me prezencë janë bërë edhe përgatitjet për organizimin e mësimit online, në rast nevoje. MASHTI, në bashkëpunim me UNICEF, ka ofruar për të gjitha shkollat mundësinë e qasjes në platformën mësimore www.shkollat.org, të bazuar në teknologjinë e Microsoft, ku, përveç sistemit për menaxhimin e mësimit në distancë janë publikuar edhe video-mësimet sipas programit mësimor të klasave 1-9.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …