IKSHPK-ja ka rekomanduar që uji i Badovcit të mos pihet, për shkak të rritjes së vlerave të manganit

Pas rritjes së nivelit të manganit në ujin e Liqenit të Badocit, KRU “Prishtina” ofron ujë të pijshëm për disa zona të Prishtinës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se niveli i manganit në ujin e Liqenit te Badocit është rritur sërish, duke e bërë të papërshtatshëm për konsum. Për t’iu përgjigjur kësaj situate, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” është angazhuar të sigurojë ujë të pijshëm për banorët e zonave të prekura. Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, cisternat me ujë të pijshëm janë vendosur në disa lokacione kyçe, duke përfshirë rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, lagjen “Bregu i Diellit”, te SHFMU “Ismail Qemaili”, në Graçanicë, si dhe në fshatrat Preoc dhe Llapnasellë. Rritja e nivelit të manganit në këtë liqen është një problem që është shfaqur edhe vitin e kaluar. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), mangani është një element esencial për organizmat e gjallë, por ekspozimi i tepërt mund të shkaktojë probleme shëndetësore, veçanërisht kur konsumohet për periudha të gjata.

Kontrolloni gjithashtu

Mbrojtja e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Speciales, Emilio Gatti

Procesi ndaj Hashim Thaçit në fazën finale,  mbrojtja kërkon pafajësi, vendimi pritet nga gjykata speciale

Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit në gjykatën speciale në Hagë, ka hyrë në fazën përfundimtare, …