Pas takimit me nënsekretarin amerikan për Çështje Politike, David Hale, liderët shtetëror nuk e thonë as edhe një fjalë

Pas takimit me nënsekretarin amerikan për Çështje Politike, David Hale, liderët shtetëror nuk e thonë as edhe një fjalë

Ka përfunduar takimi mes nënsekretarit amerikan për Çështje Politike, David Hale dhe liderëve shtetëror. Takimi i Hale me kryetarin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe me kryekuvendarin Kadri Veseli, ka nisur në ora 8:30 dhe është mbajtur në Rezidencën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Në këtë takim, ka qenë i pranishëm edhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett. Pas takimit asnjeri nga liderët nuk ka folur për mediat. Hale para vizitës së tij në Prishtinë, ka qëndruar në Beograd, ku edhe është takuar me kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …