Pas tragjedisë ku humbën jetën 45 udhëtarë, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ka arritur në Sofje të Bullgarisë

Pas tragjedisë ku humbën jetën 45 udhëtarë, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ka arritur në Sofje të Bullgarisë

Pas tragjedisë ku humbën jetën 45 udhëtarë,  kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ka shkuar në Sofje të Bullgarisë. Në një bisedë telefonike ai tha se ka biseduar edhe me një nga të mbijetuarit. Kam arritur të flas me njërin prej të mbijetuarve. Ai ka thënë se është dëgjuar një shpërthim i fortë, pas së cilës ai dhe 7 pasagjerë të tjerë kanë arritur të dalin nga dritaret”, tha Zaev, i cili së bashku me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Ministrin e Punëve të Jashtme,  Bujar Osmani, tashmë janë në Sofje. Zaev shtoi se kanë besim te autoritetet bullgare dhe se nuk do të kërkojë hetim paralel. “Ne u besojmë kolegëve tanë bullgarë. Nëse ata kanë nevojë për ndihmë, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë në hetim. Tani gjëja më e rëndësishme është të shohim se si t’i ndihmojmë viktimat”, shtoi Zaev.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …