leoni

Albert Z. ZHOLI: Sot çeli siparin edicioni i 24-të, i Panairit të Librit

Albert Z. Zholi: Mbyllet edicioni i 24 i Panairit të librit, enigmë, ndarja e çmimeve

Dje u mbyll edicioni 24, i Panairit të Librit në Tiranë. Pas 5 ditësh dhe pas një vit ndërprerjeje mund të themi se ky Panair solli një atmosferë të re në Tiranë. Pas një ndërprerjeje për shkak të Pandemisë Panairi gjallëroi Tiranën si ansnjëherë këto dy vitet e fundit, por edhe frenoi shumë veta për të qenë pjesë e vizitës së Panairit për shkak të Covid-19. Dy ditët e fundit e shtuna dhe e diela ishin ditët me një pjesëmarrje të madhe të dashamirësve të librit. Thuajse të gjithë vizitorët dilnin nga Panairi me çanta në duar çka do të thotë që dëshira për librin është rritur. Për pesë ditë numri i pjesëmarrësve erdhi në rritje edhe pse nuk është arritur numri i tre viteve më parë. Dhe pse numri i vizitorëve nuk është ai i pritshmi, sërish ky Panair mund të quhet i suksesshëm pasi pjesëmarrja më e madhe ishte nga të rinjtë. Me dy kënde për të biseduar mbi letërsinë, risia e këtij edicioni ishte sofaja, këndi tjetër i panairit. Në panair ishin  zvogëluar stendat e botuesve në raport me vitet e tjera në mënyrë që vizitorëve t’u ofrohej më shumë hapësirë në koridoret e Pallatit të Kongreseve. Kështu ishte menduar që të shmangeshin edhe pasojat që mund të lërë pandemia. Këtë vit ishin plot 95 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova , Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, që afruan dhjetëra botime të reja për 5 ditë me radhë. Ky event përveç titujve të rinj solli takime me autorë e përkthyes, tryeza diskutimi, seminare etj.

Çmimet

Si çdo vit edhe çmimet e ndara këtë vit kanë ngjallur habi. Pyetjet vijnë vetiu. Kush dhe si  formohet Juria? Si mund të njihet Juria me të gjithë titujt e rinj? Si mund t’i lexojë Juria gjithë titujt brenda 5 ditëve? Përse vazhdohet me të nëjtat metoda të heshtjes për mënyrën e ndarjes së çmimeve?! Çfarë formati përdoret për përcaktimin e Jurisë apo janë prefernca të kryetarit të Shoqatës së botuesve?! Si ka bashkëpunuar kjo Juri për t’u njohur me të gjitha botimet e Panairit? Si i merr Juria librat për konkurim, ku e merr informacionin dhe cilat libra zgjidhen për çmime? A ka një rregull apo formular për t’u njohur të gjithë krijuesit për të qenë pjesë e konkurimit?! Janë dhe shumë pse-ra të tjera. Janë dhe shumë enigma të tjera. Që të japësh çmime pa ditur sa libra me tregime janë, sa romane janë në treg, kush ka të drejtë të konkurojë etj etj… Pra çmimet jepen për fasadë. Jepen për të qenë Brenda: se u bë Panairi det duhej të jepeshin dhe çmime. Sigurisht çmime marrin ata që njohin drejtuesit e Panairit. Me dhjetëra autorë as nuk e dinin se zhvillohej konkurimi për panair!! Iku dhe ky Panair. Dolën shumë libra të rinj, por askush nuk e di se cilët ishin. Në fund vetëm fituesit e çmimeve morën vesh se kishin libra në Panair dhe që zhvillohej një konkurs?

Pra Panair i ri dhe këngë e vjetër….Si çdo panair tjetër edhe këtë vit u ndanë çmime sipas kategorive nga organizatorët. Ja cilët ishin fituesit…

Juria e panairit e përbërë nga Anila Mullahi (kryetare), Enkel Demi, Albana Nexhipi, Aida Tuci dhe Xhimi Lazri nga librat e botuar nga mesi i nëntorit të vitit 2020 e deri tani, vlerësuan:

“Përkthimi më i mirë i 2021” vlerësuar për prurjen shumë cilësore të sjelljes në gjuhën shqipe i është dhënë Flavia Kaba, për Librin “Qyteti i avullit”.

http://www.mcntv.al/sites/default/files/2021-03-16/virgj.jpg

Çmimin “Autori më i mirë 2021”e ka marrë Virgjil Muçi për vëllimin histori me tregime fantastike “Fajin ma ka gjuha”. Ky cikël tregimesh fantastike është pjesë e një trilogjie narrative që zë fill me “Përralla shqiptare 100+1 netë”, vijon me “Erotikoni e Satirikoni” dhe përmbyllet me “Fajin ma ka gjuha”. Libri “Fajin ma ka gjuha” përmban 14 tregime dhe 1 novelë. Çmimi “Studimi më i mirë” iu nda Uran Butkës për vëllimin e gjashtë të Mithat Frashërit.

Ambasada franceze për “përkthimin më të mirë nga frëngjishtja”, vlerësoi me çmim Mirela Kumbaron për përkthimin e “Ngadalësisë” nga Milan Kundera.

I pranishëm ishte edhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili vlerësoi shkrimtarët për veprimtarinë e tyre.

Panairi i 24-të i librit edhe këtë vit u organizua me mbështetjen e Bashkisë të Tiranës dhe të Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit: institucion në varësi të Ministrisë së Kulturës.

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

SEJDO HARKA; “Artisti i Popullit” Reshat Arbana në gjurmët e një ‘’bestselleri’’  tek Libri i Albert Zholit  

Të shkruash për ‘’Artistin e Popullit’’ Reshat Arbana, është si të gdhëndësh një  statujë prej …