Brickos

Pasi kryekuvendari, Glauk Konjufca, kërkoi që të shtyhet seanca e ditës së sotme, shkaku i angazhimeve të tij, Gjykata e ndërpret seancën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar që të shtyhet seanca e ditës së sotme në Gjykatë, shkaku i angazhimeve të tij. Gjykata e ka pranuar ta shtyjë në afat të pacaktuar  gjykimi në rastin ku Glauk Konjufca akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës dhe pengim të personit zyrtar në vitin 2016 në Kuvendin e Kosovës. Lidhur me mungesën e Konjufcës, gjykatësja Edita Çanta konstatoi se i njëjti përmes parashtresës, ka kërkuar shtyrjen e seancës pasi që nuk mund të jetë prezent për shkak të angazhimit në funksionin që ushtron. Po ashtu, gjykatësja tha se gjykata ka njoftuar stacionet policore përkatëse lidhur me revokimin e urdhëresave për dëshmitarët, Adem Grabovci dhe Ismet Beqiri, meqenëse nuk ka kushte për mbajtjen e seancës. Ky rast tregon më së miri se sa të pavarura janë organet e drejtësisë në Kosovë. Pavarësisht se sot është në postin e kryekuvendarit, Konjufca  vazhdon të jetë i pandehur për vepër penale, të kryer pikërisht në Kuvendin të cilin e drejton. Sipas aktakuzës, i pandehuri Konjufca  akuzohet se më 10 gusht të vitit 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku merrnin pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq, Glauk Konjufca  në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhje ka hedhur gazin lotsjellës në  sallën e Kuvendit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …