Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Kosova në spirale krizash politike, zgjedhjet nuk garantojnë stabilitet

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, ka kritikuar ashpër situatën politike në Kosovë, duke paralajmëruar se vendi po futet në një cikël të përsëritur krizash institucionale dhe politike, pa garanci për stabilitet as pas zgjedhjeve të reja. Në një intervistë për News24, Milo ka vënë në shënjestër klasën politike kosovare, duke e cilësuar sjelljen e saj si të papërgjegjshme dhe të shkëputur nga interesat e qytetarëve. Ai ka theksuar se përgjegjësia bie mbi të gjitha partitë, por sidomos mbi partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, e cila sipas tij, si forcë me shumicë, duhet të kishte treguar gatishmëri për kompromis në procesin e zgjedhjes së Presidentit. “Është veprim i pandërgjegjshëm që nuk mund të kuptohet ndryshe veçse me instinkte politike dhe jo me logjikë shtetformuese,” është shprehur Milo, duke theksuar se mungesa e kompromisit ka bllokuar funksionimin normal institucional. “Kosova po futet në një rreth ciklik krizash dhe nuk ka garanci se edhe pas zgjedhjeve do të ketë stabilitet,” paralajmëroi ai, duke shtuar se mungesa e qeverisjes funksionale po dëmton edhe programet politike dhe interesin publik. “Duket se ndërkombëtarët janë lodhur duke u marrë me Kosovën,” tha ai, duke lënë të kuptohet se ndikimi i tyre mund të zbehet në të ardhmen. Në fund, ai komentoi edhe marrëdhëniet Shqipëri–Kosovë, duke i cilësuar si të tensionuara dhe të dëmtuara nga dallimet politike dhe personale mes drejtuesve aktualë, duke paralajmëruar se edhe në rast përmirësimi, ai do të ishte sipërfaqësor dhe jo i thellë.

Kontrolloni gjithashtu

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në gazin e lëngshëm natyror n

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në …