Pasurinë e tyre duhet ta publikojnë 4839 zyrtarë publikë të Kosovës

Pasurinë e tyre duhet ta publikojnë 4839 zyrtarë publikë të Kosovës

Pasurinë e tyre duhet ta publikojnë 4839 zyrtarë publikë janë të detyruar ta deklarojnë pasurinë e tyre 31 ditë kanë në dispozicion zyrtarët publikë ta deklarojnë pasurinë e tyre, për vitin 2018. Nga ora 8:00 e mëngjesit, Agjencia Kundër Korrupsionit ka lajmëruar të gjithë 4839 zyrtarët publikë se, në përputhje me afatet ligjore, duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë formularët e deklarimit të pasurisë së tyre në këtë agjenci. Këtij deklarimi janë të obliguar t’i nënshtrohen të gjithë zyrtarët e lartë publikë, me përjashtim të atyre që kanë deklaruar pasurinë me rastin e marrjes së detyrës pas datës 1 janar të këtij viti. Por, tradicionalisht, zyrtarët publikë, sipas drejtorit të Departamentit për Parandalim të Korrupsionit në AKK, Afrim Atashi, deklarimin e tyre e bëjnë në fund të muajit dhe ky fakt po u shkakton probleme zyrtarëve të agjencisë. Vitin e kaluar, 86 zyrtarë publikë nuk e kishin deklaruar pasurinë. Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë të ditur se ndaj tyre kanë ushtruar kallëzime penale për mosdeklarim.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …