leoni

Pavarësisht dallimeve politike për Asociacionin, Gjermania vazhdon të mbështesë Kosovën në aspektin e sigurisë

Pavarësisht dallimeve politike me Kosovën, lidhur  me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Gjermania vazhdon të mbështesë vendin tonë  në aspektin e sigurisë. Për shkak të gjendjes së tensionuar në Mitrovicën e Veriut, Berlini ka vendosur të zgjasë për një vit mandatin e ushtarëve të saj që shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it. Ky vendim tregon shqetësimin e Berlinit zyrtar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe se mund të çojë në rritjen e kontingjentit të trupave për të parandaluar ndërhyrjet e mundshme nga Serbia dhe Rusia përmes formave hibride. Kabineti qeveritar gjerman, nën udhëheqjen e kancelarit Olaf Scholz, ka miratuar këtë vendim për shkak të tensioneve Kosovë-Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Jakup Nura: Studentët nuk do të bien pre e 100 eurove të Kurtit – Qeveria po e përdor ndihmën për vota

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës , Jakup Nura, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të …