leoni

Kush mbanë përgjegjësi se Moratoriumi e gjen Kosovën pa 23 ambasadorë, nga 32 sa i ka vendi ynë

Pavarësisht nga lajmet e disa medieve DASH nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin për Demokraci

Disa medie dhe  analistë në Kosovë kanë raportuar se Kosova është ftuar në Samitin për Demokraci, të organizuar nga presidenti amerikan, Joe Biden. Ky Samit, që organizohet për herë të parë, do të zhvillohet vitualisht më 9-10 dhjetor, dhe në të do të marrin pjesë liderë nga shumë vende të botës, pjesëtarë të shoqërisë civile. Një zyrtarë amerikan i Shtetit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ftesat nuk janë publike andaj nuk mund të konfirmojë apo të mohojë ftesat. “Ne do të vazhdojmë të theksojmë se ky Samit synon të jetë gjithëpërfshirës nga një skemë e larmishme rajonale dhe socio-ekonomike e demokracive të zhvilluara dhe atyre në zhvillim”.

Në listën e publikuar jozyrtarisht nga e përditshmja amerikane, Politico, nga vendet e Ballkanit Perëndimor në Samit nuk është ftuar Kosova, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, por janë ftuar Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Lista e të ftuarve ende mbetet në nivel informacionesh jozyrtare. Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka konfirmuar se Serbia do të jetë pjesë e këtij Samiti.  Kryetari Aleksandar Vuçiq do të marrë pjesë online. Kemi marrë ftesën dhe kjo flet për hipokrizinë dhe kritikat pakuptim në vend dhe në rajon”, ka thënë Bërnabiq. Pjesëmarrjen e Serbisë në Samit e ka konfirmuar edhe Ambasada amerikane në Beograd, ka raportuar Zëri i Amerikës në gjuhën serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …