leoni

OKB: Simbolet që lavdërojnë kriminelët e dënuar të luftës nuk duhet të kenë vend në hapësirat publike

OKB: Simbolet që lavdërojnë kriminelët e dënuar të luftës nuk duhet të kenë vend në hapësirat publike

Zyra e Komisionerit të Lartë në kuadër të Kombeve të Bashkuar për të Drejtat e Njeriut ka reaguar së fundmi lidhur me ngjarjen e fundit në Beograd për muralin e të dënuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq, duke thënë se ato simbole nuk duhet të kenë vend në hapësirën publike. “Ne jemi të shqetësuar për ngjarjet e kësaj jave në kryeqytetin serb, Beograd, ku policia ndërhyri për të mbrojtur një mural të kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiq, të pikturuar në një ndërtesë në qendër të qytetit”, ka deklaruar OKB përmes një komunikate. “Simbolet që lavdërojnë kriminelët e dënuar të luftës nuk duhet të kenë vend në hapësirën publike. Simbole të tilla janë edhe më shqetësuese duke pasur parasysh rritjen e kohëve të fundit të gjuhës së urrejtjes dhe mohimit të gjenocidit dhe krimeve të tjera mizori në Ballkanin Perëndimor – zhvillime që nxjerrin në pah dështimin për të adresuar të kaluarën”, thuhet në komunikatën e OKB-së.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …