Brickos

PDK deponon në Kuvend tri kërkesa për debate parlamentare lidhur më gjendjen e rënduar pandemike në Kosovë

PDK deponon në Kuvendin e Kosovës tri kërkesa për debate parlamentare lidhur më gjendjen e rënduar pandemike

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deponuar sot në Kuvend tri kërkesa për debate parlamentare për gjendjen alarmante të pandemisë në Kosovë. Tahiri tha se debati i parë që do të mbahet do të jetë për dështimin e qeverisë për sigurimin e vaksinave anti-Covid. Ai tha se ka qenë premtim i Albin Kurtit që brenda këtij viti do të vaksinohet 60 përqind e popullsisë, por qeveria e tij nuk i ka siguruar deri më sot as edhe 60 vaksina të vetme. Kreu i deputetëve të PDK-së tha se debati i dytë parlamentar do të mbahet për organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në këto rrethana pandemie. Tema e tretë që PDK do të kërkojë të debatohet në Kuvend është gjendja e rënduar ekonomike nga pandemia. Ai tha se kjo nuk është betejë politike përballë qeverisë, por adresim i temave që lidhen me fatin e përditshëm të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …