PDK

PDK: E turpshme është ikja nga përgjegjësia me bojkotimin e seancës së jashtëzakonshme nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje

Partia Demokratike e Kosovës e ka cilësuar të turpshme dhe ikje nga përgjegjësia bojkotimin e seancës së jashtëzakonshme nga deputetët e Lëvizjes  Vetëvendosje, ku do të diskutohej lidhur me dështimin e qeverisë Kurti për sigurimin e librave shkollorë. Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në një konferencë për media, ka thënë se vendimi i fundit i qeverisë për librat ka qenë goditja e fundit për arsimin në Kosovë. Goditja e fundit është goditja që i dhanë arsimit, dhe ata nuk u turpëruan nga ne që nuk erdhën në seancë por u turpëruan nga prindërit e nxënësit sepse kjo ishte e tmerrshme atë që e dëgjuam në konferencë për medie. Ne do të bëjmë çmos që këtë legjislaturë ta dërgojmë në shtëpi sepse kjo legjislaturë krijon shpenzime në kurriz të qytetarëve dhe nuk bën asnjë punë të mirë”, ka thënë Tahiri. Ai ka njoftuar se PDK-ja do të bëjë kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci për privimin e 210 mijë nxënësve nga librat shkollorë. Ndërsa deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se mosardhja e deputetëve të shumicës  shpërfaqë faktin  që Qeveria e Kosovës po e dikton dhe bllokon agjendën parlamentare. Mosardhja e deputetëve në seancën e  jashtëzakonshme të ftuar nga opozita mbi çështjen e teksteve shkollore falas, është ikje prej përgjegjësisë. Ajo që është edhe më e rrezikshme dhe që ka filluar të shpeshtohet është diktimi dhe bllokimi i agjendës parlamentare nga Qeveria e Kosovës, tha deputetja, Eliza Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …