leoni

PDK

PDK: Emërimi i anëtarit të dytë në KQZ është fitore e kushtetutshmërisë, Presidentja Osmani rrezikoi zgjedhjet lokale

Emërimi i anëtarit të dytë të PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, edhe pse i vonuar në mënyrë të paarsyeshme për rreth tre muaj nga Presidentja Osmani, gjithsesi ishte rruga e vetme kushtetuese dhe ligjore. Përgjatë kësaj periudhe disa herë e kemi theksuar se përpjekjet e presidentes Osmani për të interpretuar normat kushtetuese në mënyrë të anëshme e në favor të partisë në pushtet dhe kryeministrit Albin Kurti, janë shkelje kushtetuese dhe të dëmshme për funksionimin e demokracisë. Ky emërim sot vjen vetëm pas kërkesës së PDK-së në Gjykatën Kushtetuese dhe presionit publik të shoqërisë civile që argumentuan bindshëm për të drejtën tonë. Presidentja Osmani duke e emëruar anëtarin e dytë të PDK-së jashtë afateve ligjore, ka rrezikuar seriozisht funksionimin normal të KQZ-së në këtë periudhë të zgjedhejeve lokale.

Prandaj, kjo nuk është vetëm një fitore juridike e radhës e PDK-së, por mbi të gjitha është fitore e kushtetutshmërisë përballë apetiteve të pushtetit sundues për të kapur dhe vënë në kontroll edhe institucionet e pavarura kushtetuese.

Bazuar në rezultatin e certifikuar zgjedhor kanë dalë katër grupe parlamentare që përfaqësojnë shumicën në Kuvend dhe këto grupe në KQZ do të përfaqësohen me gjashtë (6) anëtarë siç përcaktohet me Kushtetutë, ku dy grupet më të mëdha parlamentare do të përfaqësohen me nga dy anëtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar masën e paraburgimit, të pandehurit, Isni Kilaj

Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj

Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …