leoni

ETEA

Me 2 gusht mbahet  ceremonia e lansimit të projektit “Kidpreneurship – Think. Design. Create”,

Mbahet  ceremoninë e lansimit të projektit “Kidpreneurship – Think. Design. Create”, me ç’rast do të bëhet edhe nënshkrimi i Memorandumeve të Bashkëpunimit me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit të Komunës së Prishtinës, Gjakovës, Istogut dhe Rahovecit.

Ngjarja zhvillohet më datë 02.08.2021 (e hënë), nga ora 14:00, në hapësirat e Qendrës “Libart” dhe organizatës ETEA që gjenden brenda objektit të bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”, Prishtinë.

Në këtë ngjarje, përveç drejtorëve Shpresa Shala, Hajrush Shoshi, Avni Morina dhe shefit Zymber Berisha, prezent do të jenë edhe drejtorët dhe perfaqesuesit/et e shkollave përfituese nga këto 4 komuna të Kosovës.

Për informimin tuaj, themelimi i “Kidpreneurship – Think. Design. Create.” brenda shkollave përfituese mundëson përfshirjen e komponentës së sipërmarrjes sociale në institucionet edukativo-arsimore dhe futjen e nxënësve në një proces të kërkimit dhe konceptimit të ideve, zhvillimin e prirjeve krijuese nga ideja deri tek produkti final dhe pajisjen e nxënësve me aftësi praktike në profesionet e së ardhmës.

Projektit “Kidpreneurship – Think. Design. Create.” mbështetet nga Këshillit Danez për Refugjatë (DRC) dhe financohet nga Sida – Agjencioni Suedez për Bashkëpunim në Zhvillim Ndërkombëtar e përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë (Sida).

Kontrolloni gjithashtu

Në Llaushë të Skenderajt u zbulua Memoriali i daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në Llaushë të Skenderajt, sot  u zbulua Memoriali i daljes së parë publike të Ushtrisë …