PDK

PDK-ja në Prizren insiston se fara e grurit të shpërndarë për fermerët është nga Serbia

Përplasjet ndërmjet ekzekutivit komunal të Prizrenit dhe opozitës rreth origjinës së farës së grurit që i është shpërndarë fermerëve në bazë të thirrjes publike të Drejtorisë së Bujqësisë po vazhdojnë. Në këtë debat është përfshirë edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, i cili ka theksuar se opozitarët joparimorë po vazhdojnë me shpifje, dhe i ka quajtur ata analfabetë me diploma që kanë nevojë për kurse për shkrim-lexim dhe për gjeografi, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërsa koordinatori i degës së PDK-së në Prizren, Jeton Bytyçi, të mërkurën, ka reaguar ndaj këtyre pretendimeve të Haskukës, duke insistuar se fara e grurit të shpërndarë për fermerët ka origjinë nga Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …