KEK
Fillimi / Lajmet / PDK-ja do të ushtrojë padi kundër kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti për keqpërdorim të detyrës zyrtare
PDK bën gati emrat për ndryshimet brenda Qeverisë

PDK-ja do të ushtrojë padi kundër kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Partia Demokratike e Kosovës ditë më parë ka ngritur shqetësimin për veprimet inkriminuese të kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti lidhur me punësimet e paligjshme të mbi 250 militantëve partiakë. Këto punësime paraqesin favorizime të përkatësisë partiake dhe janë shkelje e rëndë ligjore. Komuna e Prishtinës në vend të punësimeve sipas ligjit dhe meritokracisë, është shndërruar në vatër të nepotizmit politik dhe familjar. PDK-ja  ka mbledhur dokumentacionin e plotë, zyrtar për këto keqpërdorime flagrante, prandaj bëjmë me dije opinionin publik se në fillim të javës së ardhshme, Grupi i kuvendarëve komunalë të PDK-së në Prishtinë do të ngre kallëzim penal në Prokurrinë Speciale ndaj Shpend Ahmetit dhe krerëve të tjerë bashkëpjesëmarrës në ndërmarrjen e tyre inkriminuese.

Padia do të ngrihet mbi bazë të fakteve të pakontesturshme:

  1. Shpend Ahmeti dhe të tjerët, me punësimin joligjor të mbi 250 militantëve kanë kryer vepër penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare.
  2. Shpend Ahmeti ka kryer vepër penale të ushtrimit të ndikimit joligjor.
  3. Shpend Ahmeti në këtë mënyrë ka privuar të tjerët nga mundësia e barabartë.
  4. Shpend Ahmeti dhe të të tjerët kanë kryer vepër penale të marrjes së mitos për këto punësime. Ka ardhur koha që kryetari i kryeqytetit të përballet me shkeljet e shumta ligjore dhe mos të vazhdojë punën edhe më tutje si kryetar i arsyetimeve dhe i rrjeteve sociale. Prishtina ka nevojë për një kryetar që punon e jo për një kryetar që tërë mandatin qëndron duke u ankuar dhe duke e mbajtur peng zhvillimin e Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Partitë opozitare vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të parakohshme në Kosovë

Demokracia në Veprim kërkon të hetohen dyshimet për falsifikim me vota të kandidatëve për deputetë

Organizata “Demokracia në Veprim” ( DnV) ka kërkuar që të hetohen dyshimet për falsifikim me ...