PDK

PDK: Menaxhimi i keq i QKMF në Fushë Kosovë po ndikon në rritjen e rasteve me Covid 19

Menaxhimi i keq i QKMF në Fushë Kosovë po ndikon në rritjen e rasteve me covid 19. PDK e gatshme të japë ndihmën e saj në përballimin e situatës
Si pasojë e menaxhimit të keq, Qendra e Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë po bëhet vatër e infeksionit, pasi në të njëjtin vend po trajtohen të gjithë pacientët, edhe ata me Covid 19. Menaxhimi i situatës u është lënë në duar mjekëve e infermierëve, të cilët po përballen me fluks të madh të pacientëve, me kushte të këqija të punës dhe më mungesë të mjeteve adekuate për trajtimin e pacientëve me covid19. Ndërkaq, menaxhmenti i QKMF-së mbyllet në zyrat e tyre dhe krejt çka bëjnë është të përpilojnë orarin ditor të stafit mjekësor.
Pacientët që hyjnë në QKMF nuk dinë se ku duhet të drejtohen së pari për të marrë shërbimet, ku duhet të pritet për të marrë infuzionin dhe ku të presin ata që dyshojnë se janë të infektuar me Covid. Një doktor u jep infuzion pacientëve dhe 7-8 infermiere qëndrojnë në një qoshe pa ditur se cila dhe kujt së pari t’i dalë në ndihmë në situatat kur ka numër të madh të atyre që kërkojnë ndihmë.
Mjekët e infermierët meritojnë mirënjohjen tonë për punën që po bëjnë edhe në këto kushte të vështira.
Drejtori dhe shefat e QKMF në mungesë të menaxhimit cilësor dhe profesional janë duke i dëmtuar edhe pacientët por edhe mjekët. Drejtoria komunale nuk ndërmerr asnjë hap, ndërsa shtabi emergjent figuron aty sa për të marrë mëditjen.
PDK në Fushë Kosovë i bën thirrje Inspektoratit Shëndetësor, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë, që të marrin masa sa më shpejt në riorganizimin dhe rritjen e përgjegjësisë në Qendrën e Mjekësisë Familjare.
Propozojmë që:
1. Pacientët me Covid 19 të trajtohen në Qendrën e re të Mjekësisë Familjare, e jo në QKMF të vjetër;
2. Të aktivizohen shtabet emergjente të cilat pothuajse janë inekzistente.
Ndërkaq, PDK në Fushë Kosovë është e gatshme të ofrojë ekspertizën profesionale në menaxhim dhe në shërbim të qytetarëve, për ta përballuar më mirë këtë situatë.


Partia Demokratike e Kosoves
Dega Fushe Kosove
Fushe Kosove

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Ekonomia e vendit po shkon drejt fundosjes

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka mbajtur Konferencë për media, ku ka njoftuar opinionin lidhur …