PDK paralajmëron Kushtetuesen për anëtarin e dytë në KQZ

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me mosdekretimin e anëtarit të dytë të kësaj partie në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Përfaqësues të PDK-së kanë shkuar sot në zyrën e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, me kërkesën që Rashit Qalaj të dekretohet si anëtar i KQZ-së, ndërsa kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partia e tij do ta dërgojë çështjen në Kushtetuese, duke pretenduar se PDK-së i takojnë dy përfaqësues në këtë institucion. Hamza, ka thënë se nëse është shkelur Kushtetuta, përgjegjësia duhet t’i atribuohet atij që e ka bërë shkeljen, duke insistuar se anëtari i propozuar nga PDK-ja nuk ka kryer ndonjë shkelje. Sipas tij, PDK-ja do ta referojë rastin në Gjykatën Kushtetuese për shkak të mosdekretimit të anëtarit të dytë. “Anëtari ynë s’ka bërë asnjë shkelje. Neve na takojnë dy anëtarë në KQZ dhe për këtë punë do ta referojmë rastin në Gjykatë Kushtetuese për mosdekretimin edhe të anëtarit të dytë nga radhët e PDK-së”, ka deklaruar Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 korrik të vitit 1946, në Blinajë, komuna e Lypjanit, u mbajt Kongresi i Pestë i LNDSH-së, i njohur si Kongresi i Lipovicës

31 gusht 1947: Regjimi titist pushkaton krerët e Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare

Më 31 gusht të vitit 1947, pasi ishin dënuar me vdekje pushkatim nga Gjykata e …