Masakra në Çamëri

Për Greqinë çështja çame nuk ekziston, meqë ata paskan bashkëpunuar me forcat okupatore italiane

Çështja çame nuk ekziston dhe risjellja e përsëritur e një çështjeje inekzistente nga autoritetet zyrtare shqiptare nuk u shërben marrëdhënieve tona dypalëshe. Kjo është përgjigjja e qarqeve politike pranë Ministrisë së Jashtme greke, ndaj deklaratës së fundit të ministrit të Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, në një intervistë për Top Channel, ku ai i është referuar çështjes çame. Lajmi publikohet nga agjencia shtetërore greke e lajmeve, e cila në mënyrë të qartë thekson se të njëjtat qarqe shprehen tekstualisht se “Gjatë pushtimit nga ana e forcave të Boshtit, çamët kanë bashkëpunuar me pushtuesit fashistë dhe nazistë dhe janë larguar me nismën e tyre nga Epiri, me grupe, e përfundimisht duke ndjekur forcat e armikut. Burime pranë Ministrisë së Jashtme greke kanë bërë me dije për Top Channel se, deklaratë zyrtare si kundërpërgjigje ndaj ministrit Bushati nuk ka pasur, duke shtuar se dihet qëndrimi i të dy vendeve për çështjen në fjalë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …