Për mos përfshirje në listat e shtesave prej 300 euro sot ka protestuar personeli mbështetës i QKUK-së dhe ShSKUK-së

Për mos përfshirje në listat e shtesave prej 300 euro sot ka protestuar personeli teknik i QKUK-së dhe ShSKUK-së

Në shenjë pakënaqësie për mos përfshirje në listat e shtesave prej 300 euro të ndara nga Qeveria për rrezikshmëri, është mbajtur protesta e personelit mbështetës, të cilët janë të punësuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe Shërbimin Spitalor Klinik Universitar i Kosovës. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka marrë pjesë sot në protestën e organizua ku ju ka siguruar se të gjithë do të jenë pjesë e pakos prej 300 euro shtesë. Krasniqi ju premtoi se qeveria dhe ministra e Shëndetësisë do të ju bëjë zgjedhje dhe se të gjithë do ti marrin këto të holla. Ndryshe, janë rreth dy mijë punonjës shëndetësor që nuk kanë marr shtesat prej 300 euro të ndara nga Qeveria e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …