leoni

Gani Durmishaj: Reagim në emisionin INTERAKTIV-Tema Problemi i grumbullimit të qumështit...

Gani Durmishaj: Reagim në emisionin INTERAKTIV-Tema Problemi i grumbullimit të qumështit…

Me datën 29.09.2020 ne emisionin INTERAKTIV  KTV  ORA 23:30  -Tema  Problemi i grumbullimit të qumështit  në emër të shoqatës së qumështoreve   i ashtuquajtur si  (Kryetar i Këshillit Koordinues të Shoqatave të Qumështit)  është paraqitur personi z.Ramadan MEMAJ i cili nuk përfaqëson SHOQATËN E  QUMËSHTOREVE TË KOSOVËS (SHQK).dhe SHOQATËN E PRODHUESVE  TË QUMËSHTIT TË KOSOVÊS (SHPQK).

Gjithashtu në disa media tjera elektronike  në shkresat  mirret intervista  nga z.Ramadan Memaj ku personi në fjalë paraqitet si Kryetar i Këshillit Koordinues të Shoqatave të Qumështit .

Unë si kryetar i SHIQK-së mund të iu ofrojë fakte mbi legjitimitetin tim dhe të kryesisë, të cilin askush nuk mund ta kontestojë, sepse janë të gjitha Qumështoret e licencuara të Kosovës, (98%).

Ju bëj me dije se përsoni  në fjalë është i vetëzgjedhur dhe nuk është i autorizuar të flasë në emër të prodhuesve dhe përpunesve të qumështit.

Çështjet që po i paraqet në opinion janë  të pa argumentuara dhe të pabazë duke mbikaluar edhe Institucionet  përgjegjëse, e të cilat i ftojmë të merren seriozisht me pretendimet e tij.

Prandaj  ju lutemi  ta keni parasysh qe  në emër të  Shoqatës  i vetmi person zyrtar /kryetar është  përsoni z.GANI DURMISHAJ i zgjedhur nga shumica  bordit  të anëtarëve (qumështoreve).  dhe nuk është organizuar asnjë takim në lidhje me zgjedhjen e  i ashtuquajtur si  (Kryetar i Këshillit Koordinues të Shoqatave të Qumështit).

Ju lusim që personave të tillë, jo kompetentë, të mos ju jepni hapësirë dhe të mos ftohen nga ju për prononcim në emër të sektorit përndryshe mund të ankohemi në organet e juaja  më të larta.

 Si dëshmi po ju bashkëngjesim edhe dokumentin zyrtar te leshuar nga MAP.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …