Brickos

Për shkak të afishimit të flamurit të Kosovës, ndërpritet Mbledhja e KS të OKB-së

Për shkak të afishimit të flamurit të Kosovës, ndërpritet Mbledhja e KS të OKB-së

Përfaqësuesi i Rusisë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që po mbahet për Kosovën ka kërkuar nga udhëheqësi i seancës, që Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla të heq flamurin e Kosovës mbrapa saj ose të ndryshojë ambientin. “Ne nuk jemi kundër përfaqësuesve të Kosovës, megjithatë dua të ndaj faktin që zonja Donika Gërvalla është ulur para flamurit të Kosovës. Kosova nuk është e njohur si shtet por vetëm si territor, prandaj kërkojmë që për të vazhduar prezantimin ajo ose të ndryshojë pamjen prapa ose të heq flamurin në mënyrë që të vazhdojmë tutje”, ka thënë përfaqësuesi rus. Ndaj kësaj kërkese të Rusisë, ka reaguar përfaqësuesi i Britanisë së Madhe, duke thënë se nuk shohin arsye që të kryediplomatja kosovare të ndryshojë pamjen nga ku do të prezantojë. “Ky nuk është një takim zyrtar dhe ne nuk shohim ndonjë arsye që ministrja Gërvalla të ndryshojë pamjet mbrapa për të vazhduar prezantimin”,  ka thënë përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar. Pas kësaj ka reaguar edhe kryesuesi i Këshillit të Sigurimit nga Vietnami, i cili e ka ndërprerë takimin pak minuta pasi ka filluar mbledhja.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …