Për shkak të mungesës së kuorumit, kryeparlamentari Talat Xhaferi dje ka ndërprerë seancën e 79-të të Kuvendit.

Për shkak të mungesës së kuorumit, kryeparlamentari Talat Xhaferi dje ka ndërprerë seancën e 79-të të Kuvendit.

Për shkak të mungesës së kuorumit, kryekuvendari,  Talat Xhaferi dje ka ndërprerë  seancën e 79-të të Kuvendit. Pas mbylljes së seancës, ka reaguar pasi 85 deputetë janë nënshkruar në listën e prezencës, por vetëm 58 kanë hyrë në seancën plenare. Talat  Xhaferi  u kërkoi partive në pushtet që nuk po angazhohen sa duhet për kuorumin në Kuvend, të dorëzojnë nismë për shpërbërjen e Kuvendit nëse ky është qëllimi i tyre. Në të kundërtën paralajmëroi se vetë ai si kryetar Kuvendi do të dorëzojë nismë për shpërbërje, nëse Kuvendi vazhdon të mos funksionojë për mungesë kuorumi. Xhaferi thirri kryetarët e partive të koalicionit qeveritar në konsultim pas dështimit të seancës së sotme. Në takim, ai rikujtoi se me sjelljen e këtillë tregohet se për deputetë të caktuar, prioritet është diçka tjetër e jo praktikimi i mandatit që u është besuar nga qytetarët. Ai po ashtu theksoi se në rast se ka çfarëdo dallimesh në qëndrime të caktuara brenda në koalicion, të njëjtat duhet të zgjidhen në nivel tjetër, jo në sallën plenare.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Albin Kurti duke mos përfillur këshillat e aleatëve, bien në kurthin e Vuçiqit që për qëllim ka tensionimin e veriut

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, është shprehur kundër çfarëdo bashkëpunimi të opozitës me Qeverinë Kurti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, është shprehur kundër çfarëdo bashkëpunimi të opozitës me Qeverinë Kurti. …