Brickos

Në universitet publike nga ky vit studimet në nivelin bachelor dhe master do të jenë pa pagesë

Për studentët e vitit të parë, viti i ri akademik do të fillojë nga 15 tetori, ligjeratat do të mbahen online

Viti i ri akademik nuk do të fillojë me 1 tetor për studentët e vitit të parë, por vetëm për studentët e viteve vijuese, krejt kjo për shkak se ende nuk ka përfunduar procedura e regjistrimit të studentëve të rinj të Universitetit më të madh publik, atij të Prishtinës. Ndonëse ende nuk ka një datë zyrtare, prorektori për mësim dhe çështje të studentëve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Hysen Bytyqi, thotë se mësimi për studentët e vitit të parë mund të fillojë nga 15 tetori. Ai thekson se vonesa për fillimin e vitit të ri akademik për studentët e vitit të parë po ndodh për shkak të vonesës në hapjen e konkursit si rrjedhojë e shtyrjes së mbajtjes së Testit të Maturës. Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” konkursin për pranimin e studentëve të rinj e ka hapur me 21 shtator dhe do të qëndrojë ashtu deri me datën 30, ndërsa testet pranuese do të mbahen nga 2 deri me 6 tetor.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …