M. Haradinaj-Stublla: Aleanca e Kosovës më Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e përjetshme dhe e pandryshueshme

Haradinaj-Stublla: Lutjet e tona janë me njerëzit e Ukrainës dhe ne ndajmë pikëllimin me familjet e viktimave të tragjedisë

Është rrëzuar një avion ushtrarak në rajonin Kharkiv të Ukrainës, ku si pasojë humbën jetën afër 30 persona. Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla përmes një postimi tha se është e tronditur nga përplasja tragjike e avionit, ku ndodheshin studentët ushtarakë dhe kadetë universitarë. Ajo tha se lutjet e Kosovës janë me njerëzit e Ukrainës teksa ndan pikëllimin me familjet e viktimave. “Të tronditur thellë nga përplasja tragjike e avionit afër Kharkiv, ku ndodheshin studentë ushtarakë dhe kadetë universitarë. Lutjet e Kosovës janë me njerëzit e Ukrainës dhe ne ndajmë pikëllimin me familjet e viktimave të kësaj tragjedie shkatërruese”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Amerika dhe Bashkimi Evropian presin që më së largu sot të arrihet një marrëveshje për qetësim të situatës në veriun e Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian presin që sot  të arrihet një marrëveshja …