Brickos

Për tri ditë më radhë, qyteti i Skenderajt do të jetë nikoqir i manifestimit të përvitshëm “Panairi i mjaltit, prodhimeve bujqësore dhe artizanaleve”

Për tri ditë më radhë, qyteti i Skenderajt do të jetë nikoqir i manifestimit të përvitshëm “Panairi i mjaltit, prodhimeve bujqësore dhe artizanaleve”, ku shumë kultivues të produkteve bujqësore, nga Skenderaj dhe komunat tjera, e kanë pasuruar këtë panair me prodhimet e veta bio. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe drejtorin e Bujqësisë Sokol Sallahu, kanë marrë pjesë në hapjen e këtij panairi. Në këtë panair, të organizuar nga Komuna e Skenderajt, respektivisht nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe Grupi Lokal i Veprimit, fermerët do të kenë mundësi të promovojmë prodhimet e veta, ndërsa qytetarëve iu ofrohet mundësi e mirë për të blerë produkte origjinale dhe bio. “Bujqit dhe fermerët do të kenë gjithmonë mbështetje nga Komuna e Skenderajt, ka thënë kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …