Përbërja e ardhshme e Kuvendit të Serbisë varet nga zgjedhësit e Tërnocit të Madh i Kosovës Lindore

Përbërja e ardhshme e Kuvendit të Serbisë varet nga zgjedhësit e Tërnocit të Madh i Kosovës Lindore

Gati tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare, rezultatet nuk dihen ende, për shkak  të përsëritjes së votimeve në fshatin Tërnovc i Madh tç Bujanocit, si pasojë e disa parregullsive. Banorët atje do të dalin sërish në votime më 30 qershor – në përpjekjen e pestë, për ta zgjedhur përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Serbisë, të vetmin opozitar të vërtetë sikur shkruajnë  me të drejtë disa qarqe në Serbi. Nga votat e shqiptarëve të ndarë në disa parti  varet nëse përfaqësuesit e pakicës shqiptare në Serbi do të fitojnë mandatin e vetëm në Kuvend. Të drejtë vote në vendvotimin në Shkollën Fillore “Muharrem Kadriu” kanë 1 mijë 89 votues. Sipas ndarjes së përgjithshme të mandateve, nëse lista e komunitetit shqiptar fiton një mandat, ai mandat do t’i hiqet pastaj Partisë Socialiste të Serbisë. Për këtë arsye, Shaip Kamberi, i cili udhëheq “Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës”, akuzon SPS-në se sërish po bën përpjekje të sabotojë votimin.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …