Përfaqësuesi i SHBA-ve në OKB-së, thotë se janë të pakuptimta seancat e shpeshta për Kosovën në këtë Këshill

Përfaqësuesi i SHBA-ve në OKB-së, thotë se janë të pakuptimta seancat e shpeshta për Kosovën në këtë Këshill

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, David Pressman, ka thënë se janë të pakuptimta seancat e shpeshta në këtë Këshill. “Është dëshpruese që në momentin situata kërkon përmirësime, ne dëgjojmë gjuhë kundërthënëse, pajtohem me kolegun tim gjerman. Vazhdimësia e këtyre takimeve nuk ka ndonjë kuptim nëse po ndihmon paqen dhe sigurinë”, ka thënë Pressman. Tutje ai ka thënë se SHBA-të mbështesin dialogun, por që sipas tij, Kosova duhet ta heq apo pezullojë taksën e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjes në mënyrë që ky dialog të mos bllokohet. “Për të bërë hapa përpara, për Kosovën nënkupton heqja apo pezullimin e tarifave dhe normalizimi i marrëdhënieve me Sërbinë, për të siguruar një të ardhme për një prosperitet dhe përspektivë evropiane”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …