Përfaqësuesit politikë të vendit në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së po lobojnë për Kosovën

Përfaqësuesit politikë të vendit në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së po lobojnë për njohjen e Kosovës

Përfaqësuesit politikë të Kosovës edhe këtë vit po përpiqen që në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, të promovojnë shtetin e Kosovës dhe të lobojnë apo vënë kontakte me vende që nuk e njohin ende Kosovën si shtet të pavarur. Kryetari Thaçi dhe ministri Pacolli kanë zhvilluar disa takime me përfaqësues të vendeve të ndryshme apo edhe ata të organizatave e mekanizmave ndërkombëtarë. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në Nju Jork pritet të trajtojë një varg krizash në botë. Ministri Pacolli, thotë se delegacioni i Kosovës pritet të zhvillojë takime të shumta me zyrtarë të shteteve të ndryshme evropiane dhe aziatike. Ndryshe, gjatë qëndrimit në SHBA, kryetari Thaçi ka zhvilluar disa takim me zyrtarë të ndryshëm evropianë dhe amerikanë. “Është rikonfirmuar edhe një herë përkushtimi i shteteve të rajonit për paqe dhe stabilitet, për zhvillimin e integrim në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …