Përfundon faza e parë për dezinsektimin e zonave për parandalimin e EHKK-së, në Komunën e Rahovecit

Gjatë muajit prill në Komunën e Rahovecit ka filluar faza e parë e dezinsektimit të zonave për parandalimin e EHKK-së të evidentuara nga DShMS-ja. Ky dezinsektim është duke u bërë në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit.

Sipas, Munib Durgutit, drejtor  i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, i cili thotë se gjatë muajit prill në komunën e Rahovecit, në segmentin e ruajtjes së shëndetit publik janë bërë një sërë aktivitete, në drejtim të luftimit të etheve hemorragjike krime kongo. Fillimisht kanë filluar ligjëratat nëpër të gjitha  shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Rahovecit, ligjëratat janë mbajtur nga mjekët e QKMF-së dhe punkteve tjera shëndetësore në territorin e Komunës së Rahovecit.  Pjesëmarrës në këto ligjërata, kanë qenë të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

Drejtori Durguti thotë po ashtu se është përfituar nga projekti i agjencionit të ushqimit dhe veterinës, me qellim të repelimit te bagëtive shtëpiake, projekt i sponsorizuar nga Ministria e Financave dhe Komisioni Evropian.

Në vazhdim drejtori Durguti, theksoi se sot përfundon  faza e parë e dezinsektimit të zonave endemike të të gjitha fshatrave, vende publike, parqeve, varrezave, oborret e shkollave si dhe hapësirave të pronës publike të Komunës së Rahovecit. Të gjitha këto aktivitetet janë realizuar nën mbikëqyrje të plotë nga përfaqësuesit e shëndetësisë publike rajonale të Prizrenit.

Për fillimin e fazës së dytë të dezinsektimit, drejtori Durguti u shpreh se kjo fazë do të fillojë pas rekomandimit të IShPK-së, e cila pritet të ndodh pas 3-4 javëve të ardhshme. Gjithashtu drejtori Durguti shprehet se janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet dhe janë në koordinim, me faktorët tjerë relevantë në bashkëpunim me QKMF-në dhe akterët tjerë që të ballafaqohen me situatën emergjente eventuale të cilat vijnë nga kjo dukuri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …