leoni

Shkolla “Visar Krasniqi” bëhet me bibliotekë shkollore

Nxënësit e klasës së pestë, të shkollës fillore të mesme të ulët “Visar Krasniqi” në Drenoc të komunës së Malishevës, kanë bërë shkollën e tyre me bibliotekë shkollore, me rreth 500 libra, pasi kjo klasë ka qenë fituese e projektit për bibliotekë, në kuadër të projektit “Kosovizion”. Në ceremoninë e hapjes së kësaj biblioteke, mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, z.Avdi Morina, znj.Ardita Kabashi, koordinatore e projektit dhe zyrtarë të tjerë.

Hapjen e kësaj biblioteke, e ka ndihmuar edhe Komuna e Malishevës, dhe me këtë rast drejtori komunal i arsimit, Avdi Morina, e quajti pasuri dhe vlerë për shkollën dhe nxënësit këtë bibliotekë. “Qëllim i yni është investimi në shkolla dhe krijimi i kushteve sa më të mira për nxënësit dhe ju nxënës këtë investim po e tregoni me rezultatet e juaja”, tha drejtori Morina.

Edhe koordinatorja e projektit “Kosovizion”, Ardita Kabashi i ka uruar nxënësit dhe ka treguar për rrugëtimin e nxënësve të kësaj klase, deri në realizimin e projektit të tyre. Më pas drejtori Morina, së bashku me koordinatoren  Kabashi dhe drejtoreshën e shkollës, Bukurije Krasniqi, e kanë bërë hapjen e bibliotekës, e cila aktualisht i ka rreth 500 libra, kryesisht shkollorë, ndërsa përveç komunës së Malishevës, në këtë bibliotekë kanë kontribuar edhe arsimtarët dhe qytetar të tjerë të Drenocit.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …